Analisti Arjan Vasjari, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se LSI nuk është një parti ideologjike, duke shtuar se Lëvizja Socialiste për Integrim merr vota nga e djathta dhe e majta, nga të gjitha krahët.

Vasjari theksoi se LSI me siguri do të jetë “king maker” pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

“Duhet thënë se LSI-ja nuk ëhstë një parti ideologjike.  Lëvizja Socialiste për Integrim mbledh vota të të djathtëve, të të majtëve, nga lart, poshtë, nga kudo.

Ilir Meta po ashtu është një president joideologjik. LSI ka shumë gjasa do të vazhdojë të jetë një ‘king maker’ i zgjedhjeve të 2021”, tha Vasjari.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb