TIRANË

Analisti Arian Vasjari e sheh të pamundur një zgjidhje kushtetuese të krizës. Në “Real Story” në News24, Vasjari thotë se kjo që po ndodh në Shqipëri është krizë e shkaktuar nga politika dhe nuk ka të bëjë me vakumet kushtetuese apo ligjore.

Ai sjell një alternativë, një opsion sipas shkollës franceze që quhet teoria e jurisprudencës e rrethanës së jashtëzakonshme. Në kushtet e pamundësisë absolutet për të zgjidhur krizën, ai sugjeron një zgjidhje të krizës ‘sui generis’ me një mbulesë institucionale.

Sipas Vasjarit, kjo mund të ndodhë vetëm me një kusht, në qoftë se palët duke filluar nga maxhoranca, qeveria, presidenti përfshirë dhe opozitën të deklarojnë jemi në kushtet e pamundësisë absolute për të zgjidhur në mënyrë kushtetuese krizës.

“Kjo që po ndodh sot në Shqipëri në fakt nuk ka lidhje aspak me vakumet kushtetuese apo ligjore. Kjo që po ndodh sot në Shqipëri është ekskluzivisht simptoma, kriza që ka shkaktuar politika. Ajo që ndodhi në Presidencë, nuk është gjë tjetër veçse një hap tjetër që ne hedhim drejt krizës. Kriza nuk është zgjidhur sepse nuk kemi zgjidhur çështjen e kuorumit, së dyti nuk kemi zgjidhur çështjen e Arta Vorpsit dhe së treti për Besnik Muçin sepse KPA mund të thotë dil jashtë. Presidenti në ngutin e tij praktikisht ka shkelur Kushtetutën. Presidenti në letrën e tij një javë më parë qoftë edhe në konferencën e djeshme tha se në qoftë se Parlamenti do zgjedhë dy kandidatura ka shkelur Kushtetutën. Parlamenti këtë bëri, nuk respektoi nocionin radhë dhe Presidenti u bë pjesë e shkeljes së Kushtetutës.
Ne nuk mund të kemi më në asnjë rrethanë zgjidhje kushtetuese të krizës. Kjo ka vdekur. Në këto rrethana ne duhet të kërkojmë një alternativë, një opsion dhe një prej tyre i përket shkollës franceze ajo që quhet teoria e jurisprudencës e rrethanës së jashtëzakonshme. Ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore. Çfarë bënë francezët, thanë që ne jemi në kushtet e pamundësisë absolute për të zgjidhur një krizë tonën. Meqenëse legjislativi dhe ekzekutivi nuk e zgjidhnin dot këtë krizë atëherë thanë t’ia japim degës tjetër të pushtetit, ia dhanë Gjykatës Administrative. Ajo prodhoi një ligj dhe u tejkalua situata. Nuk mund të ketë më një zgjidhje kushtetuese në kushtet tona. Kushtetuta ka rënë. Edhe ndërkombëtarët nuk mund të japin një zgjidhje kushtetuese. Ne të kërkonim t’i jepnin një zgjidhje krizës ‘sui generis’ po të kishte një mbulesë institucionale. Kjo mund të ndodhë vetëm me një kusht, në qoftë se palët duke filluar nga maxhoranca, qeveria, presidenti përfshirë dhe opozitën të deklarojnë jemi në kushtet e pamundësisë absolute për të zgjidhur në mënyrë kushtetuese krizës. Nuk po e shpikim ne këtë model. Ne jemi në një rrethanë të paparashikueshme. Kjo do të thotë që sot në Shqipëri është e pamundur që në procesin ligjvënës të dominojë arsyeja.
Askush prej nesh sot por edhe para 3 vjetësh nuk mund të parashikonim që të mbërrinim në këtë rrethanë.
Ky është dështim i politikës. Në qoftë se nuk ka vullnet politik për t’i kaluar këto gjëra, Në qoftë se nuk është ndërgjegjja kushtetuese nuk e zgjidhim dot, do ngelemi në kriza. Iu mungon vullneti kushtetues. Në qoftë se ti do të nisesh me idenë e sundimit, kapjes nuk e zgjidh dot krizën”, deklaroi Vasjari.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb