Analistët Arjan Vasjari, Fatos Lubonja dhe deputeti i PS Ervin Bushati janë përfshirë në një debat në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës në News 24 ku kanë diskutuar lidhur me raportet qeveri- opozitë si dhe çështjet e ekonomisë dhe emigracionit.

Lidhur me sjelljen e opozitës gjatë 2019, Vasjari i është drejtuar Bushatit se qeveria dhe mazhoranca s’mund të edukojnë opozitën pasi ajo ka strategjinë e vetë dhe liderin e saj.

Për më tëpër, Vasjari ka thumbuar Bushatin se këtë gjë mund ta bënte nëse do të ishte perfektë, por me institucionet qeveria nuk është e tillë.

Bushati i është kthyer duke i thënë se qeveria bën punën e saj dhe nuk është lufta se është qeveri perfekte apo jo. Deputeti i PD i tha se 51% e shqiptarëve mendojnë si qeveria dhe se në 2021 në zgjedhje do të shkohet në Kod të ri Zgjedhor, do të fitojë PS dhe kryeministër do të jetë përsëri Rama.

 

 

Vasjari: Ju nuk keni të drejtë t’i bëni edukatë opozitës. Ka liderin e saj, ka filozofinë e saj. Do të flisnit nëse do ishit perfektë me institucioet

Bushati: Nuk jemi, kush qeveri është perfekte

Vasjari: Por ama nëse shikojmë gjithë të dhënat nga misionet ndërkombëtare financiare, ky vend nuk rriten, atëhere

Bushati: Normale që nuk ecën, nëse bllokon kryeqytetin një javë po një javë jo normale

Fatos Lubonja: Po në 21 janar cfarë bërë? Nuk flet dot. Ti në 21 janar godite institucionet

Arjan Vasjari: Shqipëria ecën me një inerci apo një energjie pozitive. Kjo e fundit mungon

Ervin Bushati: Domethënë qeveria ngaherë e keqe. Edhe unë shqiptar jam, edhe unë Tiranë kam lindur, njësoj jemi.

Arjan Vasjari: Këtu energjia politike nuk bëhet në energji kinetike

Ervin Bushatu: Këtu është bërë si Iran. Po të bllokosh qytetin në mes të tij normale do të bllokosh ekonominë. Puna është kush bën punën. Qëndrojmë në të njëjtën linjë demokratike.

Arjan Vasjari: Ky që them unë nuk është spekulim.

Ervin Bushati: Shqiptarët dje largoheshin me shapka, sot me diplomë.

Fatos Lubonja: Ikja është ikje, si me shapka si me diplomë.

Ervin Bushati: Dy milion e gjysëm je. Normale që do ndihet. Teori konspirative që Europa do të kanalizojë, ndërkombëtarët duan të na i futin.

Fatos Lubonja: Që kur nuk ke ngritur rrogat? Po i vjedh me 20 milion euro për disa kilometra.

Ervin Bushati: 51% e shqiptarëve mendojnë si ne. Jemi në 2021 me të njëjtin kod zgjedhor, dhe do fitojmë dhe do jemi me këtë kryeministër.

Arjan Vasjari: Ne s’jemi Vatikan. Ka dhe emocione këtu. S’jam duke të të bërë gjyqin. Por niveli jetik këtu nuk është tejkaluar kurrë. Shqipëria nuk është në zezë- zonë, por në kët kushte jo.

Fatos Lubonja: U bë si tryezë kafeneje këtu që çdo gjë që ndodh në Shqipëri e diskutojmë këtu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb