Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se reforma në drejtësi është instrumenti që mund të korrektojë sistemin aktual politik në vend.

Vasjari theksoi se tashmë filizat e parë të drejtësisë kanë nisur të çelin, kurse ka shtuar se vetëm reforma mund të vendosë pak rregull në këtë kaos të madh.

Agron Gjekmarkaj: Edi Rama ka kapur mediat.

Fatos Lubonja: Kush e mbron opozitën sot?

Skënder Minxhozi: Absolutisht televizioni shqiptar sot është pluralist.

Fatos Lubonja: Diku një media kryesore ishte pro qeverisë dhe një kundër, ndërsa tani të gjitha mediat janë me Edi Ramën. Shikoji edhe rrugët që marrin me koncesion, urat, ndërtimet.

Arjan Vasjari: Unë mendoj se edhe në kohën e qeverisjes së PD edhe të PS ka pasur element pozitivë. Por negativja lë më shumë përshtypje. Politika kështu është. PS dhe PD kanë ligjet e veta dhe nëse hyn në politikë do përshtatesh çfarë thonë ata. Ne po ia besojmë drejtësisë atë që duhet të ndodhë. Ne mund të dyshojmë tek reforma në drejtësi, por reforma në të gjitha rastet është i vetmi sistem që mund të na ndihmojë sa të mundemi të korrektojmë demokracinë. Ne duhet t’i besojmë të drejtës për të korrektuar sistemin. Sot thuhet se Partia Socialiste është e parti e kriminalizuar, ndërsa ne thoshim për PD se ishte e kriminalizuar në mandatin e dytë. Filizat e drejtësisë kanë filluar të japin fryte.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb