Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se Reforma Zgjedhore nuk mund të ndalet dhe se marrëveshjet politike mund ta prekin vetëm në periferi të saj.

Vasjari thotë se problemi i Reformës Zgjedhore nuk është lënda, por implementimi.

Më tej ai shton se mazhoranca, e cila mund të ndërhyjnë në Reformë bën mirë mos tentojë pasi do i bënte dëm të madh vetes së saj si dhe vetë Reformës në Drejtësi.

 

 

 

”Unë nuk shikoj një ndryshim sjellje nga Presidenti. Sjellja e Presidentit sot është si ajo para 3 muajsh, 6 muajsh, siç ka qenë në momentin kur vendosi të bëjë beteja politike. Sjelljet janë aq elokuente, janë politike, qartësisht politike. Që nga dita kur vendosi të bëjë beteja politike. Kjo sjellje politike e Presidentit është elementi kryesor që delegjitimon platformën e tij. Këto 14 pika do i merrte mazhoranca e opozita nëse kreu i shtetit nuk do të bënte beteja politike.

Por është kjo sjellje që e delegjitimon platformën e tij. Kta gjithmonë e më shumë flasin për ndryshime. Ndërhyrje në Reformë. Këto i bëjmë sepse kemi probleme tek legjitimiteti i parlamentit. Ky është problemi akut, që të flasim për ndryshime në Reformë.

Sa i përket lëndës, ka probleme. Problemi nuk është lënda e saj, por implementimi. Janë nxjerrë nga sistemi ata që nuk duhet të dilnin, dhe mbahen ata që nuk duhet të futeshin.

Folëm për rastin Dvorani. Dvorani sot është kreu i KED dhe nënkryetar i GJL. Por me dekretin e Presidentit ai duhet të dilte. Janë broçkulla. Laguna interpretimi për të mbajtur Dvoranin. S’mund të qëndrojë më Dvorani aty.

Dy struktura, nuk mundet dot. Gjithë platforma ka qëllim vetëm Gjykatën Kushtetuese. Ajo koinçidenca pasi ka të drejtë për Gjykatën Kushtetuese. Çdo lloj përpjekjeje, qofshin të strkturuara, apo ‘deal’, mund të prekë në mënyrë periferike Reformën, por nuk kanë asnjë shans të ndërhyjnë në dy institucionet më të rëndësishme, unë po marr një, SPAK. Po shkon drejt kristalizimit bashkë me Byronë Kombëtare të Hetimit. Politika mundet të merret me elementë periferikë.  Politika, dhe them mazhoranca, jo opozita se s’ka instrument, mazhoranca po bën përpjekje për të futur duart, do bënte që të delegjitimonte këtë Reformë, dhe nëse nuk tërhiqet do i bënte një dëm të madh vetes së saj si dhe Reformës.”- tha Vasjari.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb