Analistët e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” kanë diskutuar në lidhje me situatën politike në vendin tonë.

Vasjari thekson se duhet të mos trysnojmë sistemin e drejtësisë. Lubonja vlerësoi se Shqipëria do të ndryshojë, por për më keq.

Fatos Lubonja: Shqipëria do ndryshojë për më keq. Kemi një drejtësi që është kthyer në instrument.

Skënder Minxhozi: Shqiptarët presin që të ngrihet steka e goditjes. Mirëse të vijë drejtësia, ose do bien frutat e kalbura ose doi vazhdojë status quo-ja.

Arjan Vasjari: Nuk kam pasion për prangat, s’më pëlqen burgu, por dëshiroj drejtësi sociale. Po krijojmë mjedis me fjalor penal. Drejtësia nuk ka logjikën e turmës, por ka logjikën e procedurës. Mund të ndodhë që ish-ministra, ministra të dalin të pafajshëm, sepse korrupsioni është sofistikuar. Të mos trysnojmë sistemin e drejtësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb