Analisti Arjan Vasjari, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Thaçi dhe Krasniqi u paraqitën në Hagë në mënyrë dinjitoze.

Vasjari theksoi se dy ish-liderët e UÇK-së dukeshin të bindur në pafajësinë e tyre, ndërsa shtoi se nuk duhet që të dyshojmë në drejtësinë ndërkombëtare.

“Rruga e drejtësisë është rruga që i nevojitet Kosovës. Thaçi, Krasniqi etj vetë kanë thënë se Dhomat Speciale janë të nevojshme që të ngrihen që të hiqen njollat mbi UÇK-në, janë këta që e kanë thënë. Janë sjellë pozitivisht.

Kanë shkuar në Hagë në mënyrë dinjitoze. Ata ishin të bindur në pafajësinë e tyre. Procesi gjyqësor do ecë, nuk ka sens që të hedhim dyshime që mbi ata gjykatës ndërkombëtar”, tha Vasjari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb