Analisti Arian Vasjari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 është shprehur i bindur se Reforma Zgjedhore do përfundojë me marrëveshje.

Vasjari thotë se turbulencat e fundit janë për shkak se operacioni po shkon në përfundim dhe së shpejti opozita do firmosë dhe nuk do ndodhë asgjë.

Kjo sepse mazhoranca nuk ka asnjë problem në rast të kundërt të plotësojë votat për një miratim në Kuvend të Kodit të Ri Zgjedhor.

 

”Opozita do firmosë dhe nuk do ndodhë asgjë. Turbulenca në fund të një operacioni. Por do ecë, do përfundojë se këta nuk kanë asnjë problem që të bëjnë votat në parlament. Opozita do pranojë dhe do ecim para.”- tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb