Dy raste të reja me COVID-19 janë zbuluar sërish në Përmet. Lajmi bëhet i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Brikena Metaj.

Me zbulimin e këtyre rasteve, numri në total i të prekurve në Përmet shkon në 9.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 2893 raste në total. Ndërkohë që numri i personave që kanë ndërruar jetë është 77.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: