Dy raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se rasti i parë është i një djali të ri, i cili kishte shfaqur shenja të COVID-19 gjatë një vizitë në spital.

Që prej momentit të vizitës është mbajtur i izoluar në Spitalin rajonal të Korçës ndërsa mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa rasti tjetër është një grua rreth moshës 50 vjeç. Për te dyja rastet po punohet nga mjeket epidemiologë për te izoluar kontaktet e afërta te tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: