Një zjarr i rënë në një vreshtë rrushi në fshatin Budull të Fushë-Krujës, ka rrezikuar të kthehet në tragjedi.

Gazetari Juli Shota raporton për News24 dhe BalkanWeb se zjarri i vënë në disa shkurre e ferra ka dalë nga kontrolli duke djegur disa mijëra metra katror vreshtë e ullishte në pronësi të familjes Emiri.

Familja ka ndërhyrë me mjete rrethanore për të shuar flakët, por një prej tyre, Hajri Emiri rreth 30 vjeç, është asfiksuar nga tymi dhe ka rënë pa ndjenja.

Kanë qenë zjarrfikësit të cilët kanë ndërhyrë në kohë rekord për shuarjen e flakëve, ata të cilët kanë gjetur 3-vjeçarin pa ndjenja dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

30-vjeçari është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore Fushë-Kruje dhe është dërguar në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: