Papa Françesku ka emëruar ditën e sotme At Ernest Simon Troshanin me titullin kardinal. Papa e nderoi priftin shqiptar në një ceremoni të zhvilluar për nderimin e 17 klerikëve.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Vatikan, Ati i Shenjtë do u dorëzojë kardinalëve të rinj, titullin, kapelen dhe unazën e kardinalit.

At Ernest Simon Troshani u emërua me motivacionin “Për qëndresë historike në periudhën komuniste”.
Prifti shqiptar ka vuajtur 18 vite burg në komunizëm. Ai u takua personalisht me Papën në vitin 2004. Ndryshe nga 13 kardinalët e tjerë, At Ernest Troshani është mes të 4-ve që nuk janë zgjedhur me të drejtë vote.

“Don Ernest Simoni, prifti 90-vjeçar i dioqezës së Shkodrës në Shqipëri, të cilin Papa Françesku e njohu tre vjet më parë kur vizitoi ‘Tokën e Shqiponjave’ e ku dëgjoi dëshminë e persekutimeve dhe të torturave të përjetuara gjatë regjimit komunist”, – shkruan La Repubblica.

Gjatë celebrimit, kur Ati i Shenjtë i dhuroi unazën dhe kapelen e Kardinalit, i puthi dorën kardianlit të ri Troshani, por kur ky i fundit tentoi t’i rikthente gjestin, Papa nuk e lejoi, fakt që tregon një shenjë respekti të madh si shenjë barazie mes tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb