VATIKAN- Papa Françesku u kërkoi sot vendeve evropiane, në sfondin e mosmarrëveshjeve përballë fluksit emigrator për arritjen e një zgjidhjeje unanime në ndarjen në mënyrë të ekuilibruar të përgjegjësive midis tyre.

Papa në një fjalim të mbajtur në sheshin “Shën Pjetri” përshëndeti ndihmën e ofruar nga ana e Greqisë dhe vendeve të tjera në vijën e parë”, dhe vlerësoi se kjo emergjencë humanitare kishte si domosdoshmëri bashkëpunimin e të gjithë shteteve.

“Lutja ime, por gjithashtu edhe e juaja”, iu drejtua ai besimtarëve të mbledhur në shesh, “për të mos anashkaluar tragjedinë e refugjatëve të cilët po i largohen vatrave të luftës dhe situatave të ngjashme çnjerëzore”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: