Papa Françesku ka në plan të udhëtojë në Irak vitin e ardhshëm, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, në njoftimin e parë të tillë që kur pandemia e koronavirusit ndaloi të gjitha udhëtimet papnore në pranverë.

”Papa kishte pranuar një ftesë nga vendi dhe Kisha Katolike lokale”, theksoi zëdhënësi i Vatikanit duke shtuar se udhëtimi ishte planifikuar për 5-8 mars, 2021.

83-vjeçari do të vizitojë, ndër të tjera, kryeqytetin irakian, Bagdadin dhe qytetet Erbil dhe Mosul.

”Sidoqoftë, udhëtimi varet edhe nga situata botërore e urgjencës shëndetësore”, theksoi Bruni, duke iu referuar pandemisë së koronavirusit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb