Një ndërtesë në Romë, që u përket murgeshave, do të shndërrohet në një qendër pritjeje për rreth 60 refugjatë, njoftoi sot kapelani për veprimtaritë e bamirësisë së Papa Françeskut, Konrad Krajewski.

“Qendra do të mirëpresë veçanërisht gra beqare ose me fëmijë, si edhe familje të pambrojtura, gjatë muajve të tyre të para në Itali, pas mbërritjes falë korridoreve humanitare”, tha ai për shtypin italian.

“Nevoja për të mirëpritur me dinjitet migrantët u përsërit nga Papa Françesku në një letër të fundit enciklike kushtuar vëllazërimit”, theksoi Krajewski,

Qendra e pritjes do të menaxhohet nga komuniteti katolik italian Sant’Egidio, që ka organizuar korridore humanitare që nga viti 2015, nga Siria, Briri i Afrikës dhe Greqia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: