VATIKAN- Vatikani ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës. Njohja e pavarësisë është arritur ditën e sotme pas një takimi plenar të Komisionit dypalësh ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Palestinës, përmes hartimit të një traktati.

Lajmi është publikuar në disa media ndërkombëtare, ndërkohë pritet një deklaratë zyrtare e Selisë së Shenjtë të Vatikanit.

“Komisioni përfundoi punën e tij – tha At Federico Lombardi -Ekziston një tekst që do të paraqitet tek autoritetet dhe do të vendoset data e nënshkrimit”

Ndërkohë, Vatikani nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, ndonëse apeleve të krerëve të shtetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: