“Vatikani është i gatshëm të “lehtësojë dialogun” midis Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës”, kështu ka bërë me dije kryediplomati i Vatikanit.

Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin, i cili renditet i dyti pas Papës në hierarkinë e Vatikanit, në një komunikim për mediat italiane, u shpreh i bindur se ka gjithmonë hapësirë për negociata.

“Megjithë luftën e nisur nga Rusia kundër Ukrainës jam i bindur se ka gjithmonë hapësirë ​​për negociata”, ka shtuar Parolin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb