ITALI – Mediat në Itali kanë publikuar mesazhet që ish-zyrtarja e Vatikanit i ka dërguar priftit Lucio Angel Vallejo Balda. Në një kohë që vijon procesi “Vatileaks 2”, është publikuar një komunikim në WatsApp midis Francesca Immacolata Chaouqui, dhe priftit spanjoll Balda.

“Je depres? Shko q** ndonjë femër se të ulet tensioni”,- i shkruan Francesca priftit në WatsApp.
Siç bën të ditur gazeta “Il Giorno”, janë qindra mesazhe hot që zyrtarja e Vatikanit i ka dërguar priftit spanjoll.

“Dëgjo, tani që do shkosh në San Sosti, nëna ime do të të sjellë Silvanën. Eshtë kushërira ime, është 36 vjeç, është perfekte. Pastaj më thuaj çfarë mendon.”- thuhet në një nga mesazhet e Chaouquit, ndërsa prifti i përgjigjet: “Hmmmmm”.

Biseda mes zyrtares dhe priftit
Vajza- “Silvana do të q… çfarë të bëjmë”?
Prifti- “Unë jo”
Vajza- “Ti je perfekt, Silvana është shumë e ëmbël. Përse nuk do? ”.
Prifti- “Lere fare se është e shëmtuar”
Vajza- “I kam thënë psikiatres se do të të bëj të argëtohesh. Nëse vazhdon të bësh sipas kokës tënde me ne s’ke më punë. Ti e di që të kam xhan, përse do të vendosësh distanca.”
Prifti- “Kam nevojë për pak qetësi të lutem”
Vajza- “Je depres, shko q.. ndonjë se të kalon”

Vatikani ka ngritur akuzë ndaj 5 personave lidhur me skandalin që në muajt e fundit çoi në rrjedhjen e dokumenteve konfidenciale tek mediat.

Bëhet fjalë për priftin e rangut të lartë, Lucio Vallejo Balda, asistentin e tij Nicola Maio, ish-zyrtaren Francesca Chaouqui, si dhe dy gazetarët Emiliano Fittipaldi e Gianluigi Nuzzi.

Balda dhe Chaouqui ishin anëtarë të një komisioni të ngritur nga Papa Françesku për ta këshilluar atë mbi reformat ekonomike.  Ata akuzohen se i kaluan dokumentet e rezervuara gazetarëve Fittipaldi dhe Nuzzi, të cilët në fillim të nëntorit publikuan libra bazuar në to.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: