New York

Federata Pan-shqiptare e Amerikës Vatra dënon ashpër sulmin e rëndë ndaj liderit të opozitës shqiptare Prof. Dr. Sali Berisha. “Goditja ndaj Doktor Berishës është një akt i turpshëm dhe skandaloz. Është një veprim i pa pranueshëm në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Është një akt i tmerrshëm që meriton ndëshkimin më të rëndë të forcës së ligjit dhe institucioneve”, shprehet Vatra në mesazhin e saj.

“Ky akt burracak dhe i neveritshëm do jetë gjithmonë i refuzuar prej njerëzve e shoqërive të lira si veprim që bie ndesh me parimet e demokracisë, liritë e të drejtat e njeriut, shtetin ligjor, parimet kushtetuese në një shtet demokratik”, shprehet më tej mesazhi.

Vatra u bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese dhe organeve të drejtësisë që të veprojnë sa më shpejt në zbardhjen e plotë të ngjarjes së dhunshme e skandaloze.

Goditja e Doktor Berishës jo vetëm si lider i opozitës por edhe si ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës së Shqipërisë përbën një ditë të zezë edhe për vetë shtetin shqiptar.

“Vatra i uron shërim të shpejtë Doktor Berishës dhe shpreh mbështetjen e plotë ndaj tij dhe të gjithë opozitarëve shqiptarë që kërkojnë një Shqipëri të lirë, të zhvilluar dhe demokratike.
Në emër të Federatës Pan-shqiptare të Amerikës Vatra, Kryetari Elmi BERISHA”, mbyllet mesazhi i Vatrës

Elmi Berisha Sali Berisha
Elmi Berisha Sali Berisha

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: