Autoriteti i Dosjeve dhe përfaqësues e kryesia e Federatës Panshqiptare Vatra të Amerikës, kanë mbajtur një takim në Tiranë ku kanë folur për bashkëpunim mes tyre. Zbardhja e së vërtetës dhe ndihmesa në përçimin e kujtesës qenë në fokus të bisedës.

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula tha se “bashkëpunimi me ‘Vatrën’ është në vijim për dëshmi e dosje. “Vatra” ndihmoi për pyllin e fëmijëve në Tepelenë”. Në anën tjetër, kreu i Vatrës, Elmi Berisha tha se federata panshqiptare, ka qenë gjithnjë në shërbim te atdheut. “E kemi për detyrë morale të dimë të vërtetën.

Duhet të dimë se sa është dëmtuar çështja kombëtare dhe sa është ndihmuar”, shtoi ai, ndërsa ne takim u parashtruan raste kërkime te eshtrave te familjarëve, te zhdukurve me forcë, te vdekurve ne internim, puna e detyruar etj.

Roli i Vatrës ka qenë kyç përgjatë një shekulli në fatet e Shqipërisë. Përfaqësues të Vatrës dhe komunitetit shqiptar në SHBA u njohën me punën studimore dhe projektet e Autoritetit të Dosjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb