BERAT

Vatra të reja infektimesh janë shfaqur sot në dy shkolla në qarkun e Beratit, ku rezultojnë të infektuar 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Starovë dhe
1 nxënës në shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Berat.

Vatra të reja infektimesh janë shfaqur edhe në disa institucione vendore,në fasoneri e në biznese private. Mes të infektuarve të sotëm regjistrohen: 2 operator në zyrat e Info-Point në bashkinë Berat, 1 punonjës në Drejtorinë e Transportit në Berat, 1 punonjës në një kompani sigurimesh, 1 student në Tiranë dhe 1 punonjëse në fasonerinë “Center Albania”. 28 raste të tjera rezultojnë të jenë raste kontakti familjare,mes tyre pensionistë dhe të papunë.

36 rastet e prekura me Covid-19 në qarkun e Beratit,të raportuara zyrtarisht sot nga Ministria e Shëndetësisë janë të shpërndara: 20 në Berat, 6 në Kuçovë, 6 në Urë-Vajgurore, 2 në Skrapar dhe 2 në Poliçan. Aktualisht në qarkun e Beratit konfirmohen 914 raste aktive, ndëkohë që të shtruar në Repartin Covid-19 në Spitalin e Beratit janë 8 pacientë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb