BERAT

Rastet e të prekurve me Covid-19 po rriten nga dita në ditë dhe vatra të reja infektimesh po shfaqen në shumë institucione vendore.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanëeb” se 42 ishte numri i infektimeve të raportuara në të githë qarkun e Beratit, ku mes të prekurve në institucione janë konfirmuar të infektuar edhe në shkolla.

E prekur me Covid-19 është konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Rezidencale “Lira”, ku janë të akomoduar fëmijë me aftësi të kufizuara, aftësi ndryshe dhe të braktisur. Infektimi i drejtoreshës së kësaj qendre ka shtuar frikën dhe panikun mes gjithë stafit të edukatoreve, kujdestareve dhe fëmijëve rezidencialë. Edhe në disa institucione vendore ka pasur të infektuar me Covid-19. 2 punonjëse në drejtorinë arsimore në bashkinë Berat kanë rezultuar “pozitive” me Coronavirus, ndërkohë edhe në një nga marketet e qytetit 2 punonjëse janë konfirmuar “pozitive” me Covid-19.

Vatra të reja infektimesh janë shfaqur edhe në shkolla. 1 nxënës në gjimnazin “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore dhe 2 nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat janë konfirmuar “pozitivë” me Coronavirus.E ndërsa shifrat e të prekurve gjatë vitit 2021 kanë njohur rritje nga dita në ditë, numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka shkuar në 827.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb