GREQI – Vatra të tjera zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Greqi, në zonën e Dafniotisa, Amaliada. Forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve ndërsa në ndihmë u kanë ardhur edhe 3 aeroplanë dhe një helikopter, për shuarjen e tyre nga ajri.

Fshati Dafniotissa i përket komunës së Ilidës, ndërsa kreu i bashkisë tha se zjarri ka përfshirë një zonë pyjore. Edhe pse flakët nuk paraqesin rrezik për banesat, autoritetet kanë kryer një evakuim të pjesshëm të banorëve të zonës, kryesisht të atyre me probleme shëndetësore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb