Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në hapësirën e qytetit të Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti, përmes një lidhjeje direkte me “News 24”, ka treguar situatën aktuale të zjarreve në qytetin bregdetar.

Sipas tij, zona më problematike është ajo në gadishullin e Karaburunit. Për fat të mirë, sipas gazetarit, nuk ka rrezik të preken banesat, ndërsa shton se dyshohet se zjarret janë të qëllimshme.

Ai tha se situata vijon të jetë e rënduar edhe në zonën e Tragjasit dhe Orikumit, me zjarrfikësit që sipas tij, e kanë të pamundur të neutralizojnë flakët, për shkak të terrenit të vështirë dhe erërave të forta që kanë përshkruar zonën.

“Në pjesën e Karaburunit në krahun e parkut të Llogorasë zjarri vijon ende. Nuk është shuar. Është e pamundur të ndërhyhet nga toka për shkak të terrenit edhe nga ajri vetëm një helikopter është duke punuar. Sa i përket pjesës së zjarreve, është krijuar një re tymi në të gjithë qytetin.

Zjarri është i pamundur për t’u shuar, sepse forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur për ta shuar atë. Në ndihmë ka ardhur edhe bashkia. Nuk ka rrezik për banesa. Deri tani s’ka rrezik. Në Karaburun kanë pasur frikë për turistët, por s’kanë lidhje me pjesën turistike me Karaburunin.

Nëse zjarri vijon do të jetë rrezik për parkun. Vatrat e zjarrit janë të qëllimshme, konfirmojnë burimet. Vatra më e madhe është ajo në Karaburun, në zonën e Tragjasit dhe në Orikum. Dje ka pasur favorizim të zjarrit, pasi erërat e forta e kanë favorizuar atë, por sot është ditë e qetë, edhe pse është e vështirë për t’u vendosur nën kontroll ky zjarr”, u shpreh gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb