Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një deklaratë për mediat, ka treguar situatën aktuale të zjarreve në gadishullin e Karaburunit dhe rrethinat e Vlorës.

Ai ka thënë se zjarret janë ende aktive, duke shtuar se janë djegur vetëm shkurre. Ministri theksoi se po bëhen përpjekje të ruhen zona e pyjeve.

Aktualisht sipas tij ndodhen 500 forca ushtarake dhe qindra mjete në terren, që po përpiqen për të vënë në kontroll dhe neutralizuar flakët.

Momentalisht në terren është duke punuar një helikopter, ndërsa gjatë ditës sipas Peleshit numri i mjeteve fluturuese që do të punojnë për shuarjen e flakëve do të jetë 3.

“Kanë një muaj që vatrat kanë qenë aktive, duke nisur me Malin e Tomorit, ku situata ka qenë problematike. Ndërsa në Vlorë, kemi neutralizuar flakët në Pashaliman. Drejtimi i erërave ndryshon dhe ne po marrim masa, kanë ardhur në Vlorë 500 trupa të ushtrisë. Kemi shumë mjete për të përballuar situatën. Në Pashaliman ka pasur një riaktivizim. Para 30 minuash në Himarë kishte një tjetër zjarri, kështu është situata e zjarreve.

Duke parë që po ndodh në Rajon, për fat të mirë s’jemi pasur banesa të shkatërruara, persona të lënduar, apo rrezik. Një flotë ushtarake si Turqia, sot ka dhjetëra banesa të djegura, viktima. S’është e lehtë të thuhet se përse ende nuk janë neutralizuar zjarret. Kryeministri ka pasur kontakte me palën italiane, turke, greke, edhe me Kroacinë për të parë mundësinë ndihmës prej tyre. Ata do të na suportojnë. Zjarret lindin nga momentet në moment.

Sot kemi pasur ndihmë të helikopterit për dërguarjen e trupave. Ne jemi shumë afër vatrave, operacioni po bëhet nga toka dhe ajri. Janë djegur shkurre dhe jo pyje, ky është dhe rreziku dhe këtë po përpiqemi të shmangim. Tre helikopterë do të punojnë gatë ditës për të neutralizuar flakët, pasi rreziku vjen gjatë orëve të pasdites”, tha Peleshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb