VAU I DEJËS

Pasi historia emocionale e Enxhit 14 vjeç transmetua të premten e kaluar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, Elvis dhe Fatma Naçi udhëtuan në Naraç të Vaut të Dejës.

Në ndërtesën 200 vjeçare ku banon familja Lleshi, varfëria e të cilëve ka arritur kulmin dhe banesa rrezikon t’i zere brenda një ditë takojnë Enxhin e cila preku me rrëfimin e saj publikun kur ta se nuk e kupton fjalën “jetë”.

Fatma dhe Elvisi i dhuruan vajzës një laptop. “Enxhi megjithëse jeton ne skamje është një nga fëmijët më të sjellshëm dhe me të zgjuar që kam takuar, jemi në shtëpinë e saj pasi duam ta lumturojmë sadopak”,-u shpreh Elvisi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb