Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Rranxa, Vau i Dejës.

38-vjeçari E.Rr po lëvizte me zetor dhe ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë zetori është përmbysur. Si pasojë 38-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Shkodrës.

Informacion-Rreth orës 14:45, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës duke lëvizur me një  mjet zetor, shtetasi E. Rr.  38 vjeç, banues në fshatin Rranza, Vau Dejës, ka humbur kontrollin e mjetit  dhe për pasojë zetori është përmbysur, si pasojë, shtetasi E.Rr ka ndërruar jetë rrugës për në  Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb