Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin për dëmtimin e interesave të veta kombëtare dhe “provokimin e një krize globale” duke vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Duke vënë në dukje një rritje të mprehtë të inflacionit, ai tha në një mbledhje të qeverisë për çështjet ekonomike se “çmimet e mallrave janë rritur me më shumë se 11% në Eurozonë”.

Në fjalët e tij, të cilat u transmetuan në kanalin shtetëror të lajmeve Rossiya 24, ai paralajmëroi “vazhdimi i obsesionit me sanksionet… do të çojë në mënyrë të pashmangshme në pasoja më komplekse, gati të pakthyeshme për Bashkimin Evropian”, raporton BBC.

Putin tha gjithashtu se “elitat e vendeve perëndimore” janë fajtore për shkaktimin e efekteve të dëmshme për vendet më të varfra, duke sugjeruar se ata “janë të gatshëm të sakrifikojnë pjesën tjetër të botës në mënyrë që të ruajnë dominimin e tyre global”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb