Mijëra protestues po marshojnë në rrugët e Hong Kongut pavarësisht paralajmërimeve nga policia se protestuesit mund të nxisin përplasje me banorët lokalë.

Protestuesit, që janë veshur në rroba të zeza, po protestojnë Yuen Long, një zonë ku më 21 korrik, një grup njerëzish sulmuan brutalisht dhjetëra persona në një stacion hekurudhor.

Policia ka refuzuar që të japë leje për marshin e sotëm, duke thënë se ka rrezik të madh për sigurinë. Por, protestuesit pavarësisht kësaj kanë dalë në rrugët e Hong Kongut.

Protestat masive nisën në Hong Kong muajin e kaluar, për të kundërshtuar një projektligj për ekstradimin, që do të lejonte që personat e dyshuar të gjykoheshin në Kinë.

Ky projektligj më pas u pezullua, por kërkesat e protestuesve u rritën. Ata po kërkojnë zgjedhje direkte, shpërbërjen e legjislaturës aktuale dhe hetim mbi brutalitetin e dyshuar policor në territorin kinez.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb