I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Zalmay Khalilzad u takua në Katar me një nga udhëheqësit e talibanëve të Afganistanit, trasmeton rel. Ky takim vlerësohet të jetë angazhimi më i lartë mes dy palëve në procesin e përpjekjeve për paqe në Afganistan.

“Arrita në Doha për t’u takuar me një delegacion autoritativ të talibanëve. Ky mund të jetë një moment i rëndësishëm,” shkroi Khalilzad në Twitter më herët gjatë ditës. Talibanët synojnë “pushtet dhe vendimmarrje” në Afganistan

Khalilzad u takua me Abdul Ghani Beradar, i cili u lirua në tetor pasi kaloi tetë vjet në paraburgim në Pakistan dhe deri më tani nuk kishte bërë asnjë shfaqje publike. Emërimi i tij si shef politik i talibanëve vlerësohet të jetë një shtytje e re nga grupi militant për të arritur legjitimitetin politik dhe diplomatik.

Një zëdhënës i grupit militant të talibanëve tha se bisedimet zyrtare do të fillojnë më 26 shkurt. Ndërkohë, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid tha për Associated Press se kishte ekziston mundësia të arrihen disa rezultate gjatë bisedimeve të planifikuara katër-ditore.

BBC citoi një udhëheqës të paidentifikuar taliban duke thënë se autoriteti i Abdul Ghani Beradar për të marrë vendime brenda grupit mund të ndihmojnë në “përshpejtimin e procesit të paqës”. Talibanët, që thuhet se kontrollojnë gati gjysmën e Afganistanit, kanë mbajtur një seri bisedimesh të drejtpërdrejta me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së në muajt e fundit.

Megjithatë, grupi militant deri më tani nuk ka pranuar të bisedojë më qeverinë afgane pasi e quan atë “kukull të perëndimit”. Gjatë raundit të tyre të mëparshëm të bisedimeve në janar, negociatorët e SHBA-së dhe ata të talibanëve arritën në kuadrin themelor të një marrëveshjeje të mundshme paqësore.

Trupat e SHBA kanë qenë në Afganistan që nga një pushtim i tetorit 2001 që rrëzoi qeverinë talibane pasi refuzoi të dorëzojë ekstremistët e Al-Kaidës, duke përfshirë Osama bin Ladenin, që fajësohet për fillimin e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb