Të paktën katër persona kanë vdekur në zjarret në Evropën Jugore dhe dhjetëra janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Shërbimet e zjarrit dhe pyjeve shuan disa zjarre që kërcënojnë tre fshatra në ishullin italian të Sicilisë, Piana degli Albanesi, Strasatto Altofonte dhe San Giuseppe Jato.

Calabri

Aq të forta ishin flakët sa hiri ra në disa vendpushime të premten në mbrëmje deri në mëngjesin e së shtunës.

Zjarret detyruan mbylljen e aeroportit ndërkombëtar për një orë dhe 150 persona duheshin shpëtuar nga një plazh nga rojet bregdetare italiane.

Sipas mediave vendase, të paktën një duzinë fronte zjarri ishin aktive dhe flakët po nxiteshin nga erërat e forta.

Në Turqi, numri i njerëzve që kanë vdekur nga zjarret në jug të vendit është rritur në katër.

T4

Zjarret dogjën shtëpitë dhe detyruan evakuimin e fshatrave dhe vendpushimeve të plazhit.

Nga pothuajse 60 zjarre që shpërthyen mes erërave të forta, më të këqijtë ishin në provincën Antalia.

Viktimat e fundit ishin një burrë 82-vjeçar dhe një çift i martuar.

T2

Më shumë se 50 persona u dërguan në spital dhe mbi 25 lagje u evakuuan.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: