Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë 30 mijë teste të COVID, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një reagimi në “Twitter” Rama teksa i kthen përgjigje rivalit të tij politik, Lulzim Basha, thekson se ky i fundit sërish po ia fut kot, falënderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen. Pasi sipas kreut të qeverisë, numri i testeve që bëhen në vendin tonë nuk kushtëzohet stoku.

“Patjetër na lumturon reagimi pozitiv i SHBA për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve!Po kjo s’dmth fare se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku.Nqs Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! LBPD vazhdon ia fut kot.PIKË!”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: