Vazhdon edhe në këto momente mbledhja e Partisë Socialiste, e cila drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Në fokus të mbledhjes mbetet situata në Shkodër dhe si do të veprohet në rrethin verior pas dorëheqjes të Valdrin Pjetrit. Rama tha se do të mblidhet një komision qytetar, që do të vlerësojë figura me integritet profesional e shoqëror për të drejtuar bashkinë më të madhe të veriut.

Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkt me “News 24” tha se nuk është vendosur akoma një emër që do të jetë si kandidat për kryetar të Bashkisë së Shkodrës. Ai shtoi se pritet që emri të bëhet publik gjatë ditëve në vazhdim. Kandidati do të kalojë në një filtër, pasi do të duhet të dalë përpara Komisionit qytetar.

Në lidhje me mbledhjen në Shëngjin, kryeministri Rama ka vendosur që të shkarkohen të gjithë drejtorët rajonalë. Gjithashtu do të ngrihet një komision qytetar, për të zgjedhur persona me integritet dhe që qytetarët e Shkodrës të kenë shërbim më mirë. Prioritet në këto vende vakante do të kenë gratë, për të qenë drejtuese e institucioneve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb