Aktoret e njohura turke, të cilat i kemi ndjekur në dy prej serialeve më të suksesshme, “Dashuri e ndaluar” dhe “Diamante dhe dashuri”, duket se nuk kanë marrëdhënie të mira mes tyre.

Pak kohë më parë Tuba Buyukustun e njohur si “Elifi” ironizoi Beren Saat gjatë një interviste duke thënë se nuk do të luante kurrë role të guximshme si ajo.

Bëhej fjalë për rolin e Beren Saat në një serial në Netflix, ku aktorja u shfaq në një skenë shumë hot. Pas fjalëve te Tuba Buyukustun, reagoi Beren Saat, që tha se ajo kurrë nuk do të fliste kështu për një kolege.

Megjithatë Beren Saat nuk harroi të shtonte se e respekton Tuba Buyukustun. Kjo e fundit duket se i ka mbetur hatri nga përgjigja e koleges.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: