TIRANE

Marrëdhënia midis Loredanës dhe Mozzik po na bën mjaft konfuzë kohët e fundit. Ata janë parë shpesh më shoqërinë e njëri-tjetrin, shëtisin bashkë, bëjnë postime bashkë, por përsëri nuk dihet nëse ka një ribashkim të tyre.

Postimi i fundit i Loredanës në Instastory na jep një tjetër këndvështrim.”Nuk më intereson nëse nuk ju pëlqen. Nuk flas me të, por kjo nuk do të thotë se ju keni të drejtë të tregoni mungesë respekti ndaj babait të vajzës sime. Nëse ai vdes ose i ndodh diçka, nuk do e rritësh ti fëmijën tim dhe nuk kujdesesh ti për të…”

Duket se nuk ka një ribashkim, por Loredana, nëpërmjet këtij postimi tregon se do të jetë gjithmonë përkrah Mozzik. Ndoshta do t’i shohim gjithmonë si dy miq të mirë.

Ata kanë zgjedhur që ta mbështetin dhe respektojnë njëri-tjetrin. Një shembull i mirë ky për të gjitha çiftet që kalojnë një ndarje dhe për më tepër, kur kanë fëmijë bashkë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: