Vajza e reperit amerikan Eminem, Hailie Jade Scott, është duke shijuar kohë romantike me të dashurin e saj, Evan McClintock.

26-vjeçarja për ndjekësit e saj në rrjetet sociale ka shpërndarë një fotografi në të cilën është me të dashurin e saj duke shkëmbyer një puthje pasionante, dhe në prapavijë e kanë perëndimin e diellit.

“Dje dhe çdo ditë”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë nga ajo.

Në vitin 2019 ajo e kishte bërë publike lidhjene saj me të dashurin McClintox.

Ndërsa, Eminem për herë të parë për çiftin kishte folur në një intervistë për Dailymail në mars të vitit 2020, për të cilët kishte treguar se janë bashkë nga viti 2016.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: