Shqipëria kërkon të mbyll me fitore këtë fushatë kualifikuese, kjo për një arsye kryesore, të sigurojnë prezencën e tyre në vazon e dytë, por as kjo nuk është vetëm në dorë të Shqipërisë. Në futboll duhet edhe pak fat, mbi të gjitha në hedhjen e shortit, ku goglat kanë jo pak në dorë rrugëtimin e kuqezinjve në “Euro2024”. Sylvinho-s dhe të besuarave të tij nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të bëjnë punën e tyre, të mbyllin me fitore kualifikueset, të festojnë me tifozët dhe të përgatiten më pas për grupet e Evropianit.

402656117 734508075378369 825848716049247542 N
402656117 734508075378369 825848716049247542 N

Konfigurimi i vazove do të bëhet në fund të këtyre kualifikuesve, por e sigurt është që Shqipëria nuk do të jetë në vazon e parë, aty e kanë të sigurt prezencën vetëm 5 përfaqësuese, Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja dhe Belgjika.

402348141 734508082045035 7162232557993393272 N
402348141 734508082045035 7162232557993393272 N

Në lidhje me Shqipërinë, në letër gjithmonë, Shqipëria mund të përfundojë në vazon e dytë, të tretë dhe të katërt, por kjo e fundit do të ndodhte vetëm në rastin nëse humbasim kundër Ishujve Faroe, e kombinuar gjithashtu edhe me rezultatet e përfaqësueseve të tjera, praktikisht është e pamundur të përfundojë në vazon e katërt, diskutimi mbetet i hapur për vazon e dytë dhe të tretë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: