Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë sot në minierën e Artanës në Kosovë, ku pas shembjes së dheut humbën jetën 2 minatorë.

Përmes një mesazhi, kreu i shtetit kosovar ka ngushëlluar për humbjen.

“Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre. Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës!”, ka shkruar Thaçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb