TIRANË

Të tjera detaje zbulohen për vdekjen e 28-vjeçares nga Korça me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ose ndryshe COVID2. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se gruaja e re kishte ardhur dy javë më parë dhe ishte shtruar për COVID, relativisht rëndë.

6 ditë më parë gruan e kanë çuar dhe ka lindur në një maternitet të Tiranës, më pas është kthyer sërish në reanimacionin e Sanatoriumit ku për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është futur në intubim. Mbrëmë në darkë ajo ka ndërruar jetë.

Fëmija thuhet se është mirë dhe është në Korçë, ndërkohë që mjekët kishin shumë shpresë, por komplikacioni kardiak ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Burime jozyrtare thonë që nuk ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb