Arrest me burg me afat 30 ditor. Kjo ka qenë masa e dhënë në mungesë nga gjykata e Fierit për Redina Binjakun, edukatoren e kopshtit privat ku humbi jetën një fëmijë 3 vjeç.

27-vjeçarja Redina Binjaku, edukatorja e kopshtit privat ku gjeti vdekjen fëmija mesditën e së premtes ka lëshuar deklaratë ku është shprehur se nuk do të marri pjesë në seancë.

27-vjeçarja është përfaqësuar në seancën e kryesuar nga gjyqtari Alfred Konomi nga avokati i saj Ylli Hasimetaj. Prokuror i çështjes, Hysen Ajasllari ka kërkuar qëndrimin e saj në burg deri në fund të hetimeve me akuzën për “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, çka është pranuar nga gjykata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb