Në emisionin “Me Zemër të Hapur” është duke trajtuar vdekja e mistershme e 3-vjeçarit, në një kopsht privat në Fier.

Në një lidhje direkte me studion, ishte pronari i kopshtit privat.

Ai tha për emisionin “Me Zemër të Hapur”, se ngjarjen e ka mësuar nga stafi, ndërsa ditën e ngjarjes nuk ka qenë në Fier. Ai deklaroi më tej, se çerdhja është e monitoruar nga kamerat, por ato s’janë të vendosura në të gjitha ambientet.

“Ditën e premte s’kam qenë fare në Fier. Unë di aq sa është deklaruar edhe nga ana ime në polici. Kam mësuar për ngjarjen e kam mësuar me shpejtësi. Njoftimin e mora nga stafi. Çerdhja është i monitoruar nga kamerat, por kamera s’kam në të gjitha ambientet. Jam në ambientet e policisë dhe nuk mund të flas më”, tha pronari i kopshtit.

Ndërkohë, avokati i emisionit e cilësoi këtë deklaratë si një turp dhe shtoi se ishte shenjë papagjegjshmërie. Sipas avokatit, pronari duhet të vendoset në burg.

“Turp, shko në burg, turp. Meriton burg, po tregohesh i pa përgjegjshëm. Për çfarë i merr lekët ai, për të vrarë fëmijët e botës? Ai duhet masë sigurie edhe në burg, të vendoset në burg e të kuptojë çfarë është burgu”, tha avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb