Të tjera detaje dalin në dritë nga zjarri që ndodhi në magazinat e një qendre tregtare në hyrje të Tiranës, ku fatkeqësisht humbi jetën 33-vjeçari Arjan Sala.

Ngjarja ndodhi pasdites e së mërkurës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se nga hetimet e policisë, rezulton se zjarri dyshohet të ketë nisur si pasojë e një shkëndije elektrike nga një tel rrymepercjelles që lidhej me një ndriçues. Po ashtu mësohet se zjarri është konstatuar nga punonjësit e magazinës, të cilët po shkarkonin një kamion. Ndonëse ata kanë ndërhyrë me fikse dore për të fikur zjarrin, për shkak të materialeve të djegshme plastike vatra është riaktivizuar me i fuqishëm ku edhe ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e veshtirë.

Paralelisht me dokumentimin e shkakut të zjarrit po hetohet nga ana e policisë dhe prokurorisë edhe për shkaqet e vdekjes se 33-vjeçarit Arjan Sala. Po verifikohet nese jane zbatuar si duhet masat kundër zjarrit ne objekt dhe për faktin nëse kanë qenë apo jo funksionale sinjalistikat dhe daljet e emergjences.

Trupi i 33 vjecarit u gjet dje gjatë natës në fund te magazinës pas një dere metalike të mbyllur, vetëm pas 50 orë kërkimesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: