Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar një procedim penal në lidhje me vdekjen e një 3-vjeçari, që ka ndodhur së fundmi në këtë qytet.

Pas ngjarjes, Prokuroria ka orientuar Policinë Gjyqësore në Komisariatin e Vaut të Dejës për të kryer veprimet e para hetimore. Materialet e procedurës janë referuar dhe hetimet do të vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Njoftimi:

Në lidhje me 3-vjeçarin, që ka ndërruar jetë në Shkodër, Prokuroria ka orientuar shërbimet e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Vaut të Dejës për kryerjen e veprimeve të para hetimore.

Është referuar materiali procedurial penal dhe Prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe do vijojnë hetimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: