Pas lajmit të rëndë ku një 60-vjeçare ka humbur jetën në ambientet e bashkisë së Lushnjes pas debatit të ashpër që ka pasur me punonjësit pasi i kishin hequr asistencës, si dhe takimit me kryebashkiaken, ka reaguar deputeti demokrat Saimir Korreshi.

Deputeti i Lushnjes ka ngushëlluar familjarët e të ndjerës, ndërsa shprehet se kjo është “kartolina” më e shëmtuar në këtë prag Viti të Ri.

“A mund te kete me vit te ri pas kesaj ?? A ka kartoline me te shemtuar se kjo?? Trishtim! Sado ta zbukuroni qytetin ky eshte realiteti.  Shikoni neper dyqane artikulli qe eshte shitur me shume jane kofshat e pules ato qe kushtojne 300 leke kilogrami. Nuk kane mundesi te blejne gjel deti e ta festojne tradicionalishte. Kjo eshte panorama e qeverisjes.

Mjerim! Familje pafund ne nevoje qe jane drejtuar deshperimishte ne dyert e bamirseve privat qe edhe kete jeni munduar me fotot tuaja ta shtetezoni. Dyer shteterore te mbyllura! Arroganc! Ngushellime familjes se te ndjerës”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: