Ministria e Shëndetësisë dhe saktësisht Dr. Rovena Daja e ISHP ka sqaruar rastin e 62- vjeçarit i cili vdiq sot tek Infektivi.

Daja pranon se 62- vjeçari ishte me COVID-19 por ishte asimptomatik dhe nuk ishte ky shkaku i vërtetë i vdekjes.

Po ashtu doktoresha sqaroi se i moshuari vuante nga 5 sëmundje por ajo që i mori jetën ishte ciroza hepatike e stadit të fundit.

 

”Nje pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.”- tha Rovena Daja.

Kjo do të thotë se viktimat në Shqipëri nga COVID-19 mbeten në 33.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb