LAC – Këshilli Bashkiak i Laçit ka miratuar një ndihmë prej 20 mijë lekësh të reja nga fondi rezervë, në ndihmë të familjes Jahja në Kurbin. Ndihma vjen pas apelit në “News24” të kryefamiljarit Sadik Jahja, vajza 7-vjeçare e të cilit humbi jetën pak ditë më parë, si pasojë e të ftohtit dhe kushteve të vështira të jetesës.
Po ashtu grupi Shërbimi Social, zyra e punësimit si dhe Bashkia e Laçit ka siguruar strehim me qira për këtë familje, shumë që është marrë përsipër të paguhet nga shoqata “Reago”, si dhe një vend pune për zonjën e shtëpisë.
Por banesa e ofruar është kundërshtuar nga kryefamiljari Sadik Jahja, i cili thotë se nuk ka kushte për të jetuar në të dhe se sigurimi i një banese të përshtatshme për të jetuar më familjen vijon të jetë kërkesa e tij parësore.
Por sipas Alfred Dajçit, anëtar i Këshillit Bashkiak, banesa me qira është parë një zgjidhje e përkohshme pasi Këshilli Bashkiak i Laçit nuk ka banesa sociale.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: