Emisioni ‘’Real Story’’ i Sokol Ballës në News24 ka filluar me një koment të të gjithë të ftuarve për Bashkim Finon, ish-kryeministrin e Pajtimit Kombëtar të Shqipërisë që dje ndërroi jetë prej COVID-19.

Topalli thotë se Fino ishte shumë njerëzor dhe ka pasur simpatinë e shoqërinë e të gjithë deputetëve nga çdo spektër politik.

Madje ajo kujton një histori me Namik Doklen jashtë shtetit, kur ky i fundit u largua për 1 orë për të blerë një top për Bashkim Finon dhe për t’ia sjellë në Shqipëri.

”Ju falënderoj që më jepni mundësinë, pashë dhe dedikimin njerëzo. Është deputet që ka pasur sipmatimë dhe shoqërinë e deputetëve nga të gjithë spektrit politik. Përveçse ka një moment historik në jetën e tij, si kryeministër në periudhën më të vështirë të 3 dekadave, isthe shumë njerëzor.

Kujtoj njëherë, isha në një delegacion jashtë me Doklen, dhe më tha që do largohem për 1 orë, e u kthye për 1 top futbolli, e kam tha do ia çoj Bashkimit.

Ka marrë peshë të madhe në një udhëkryq, dhe ishte shumë i ri, e paimagjinueshme. Ishte njeriu që jeta dhe sjellja e tij konvergonte shumë me emrin e tij.”- tha Fino.

 

Nga ana tjetër për Patozin, Fino ishte një figurë përbashkuese dhe u përpoq të shuante zjarret me aq sa mundte në sherrnajën e egër dhe agresive të politikës shqiptare.

 

‘’Duke marrë shigjetat, për të vdekurit nuk flitet keq. Aksiomë botërore. Për Bashkimin nuk është rasti, sepse ju e përshkruat, se fillimin e mbylljen e bëri njësoj. Figurë përbashkuese, person i cili u përpoq me aq sa mundi në këtë sherrnajën e egër dhe agresive të politikës shqiptare, u përpoq të bënte detyrën e tij për të shuar zjarret.

Unë kështu e mbaj mend dhe kjo është vlera e tij kryesore, që e ka bërë të ishte i respektuar edhe nga kundërshtarët edhe nga të vetët, edhe nga publiku që lexon emicionet jo vetëm të partive, por dhe të vetat.

E kam parë vetëm nga televizori, nuk e njoh personalisht. Zë i moderuar, ia rsyeshëm, dhe jo ata që çojnë drejt ekstremizmave për t’i bërë qejfin liderave politikë.’’- tha Patozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb