Eugena Tomini, Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, ka folur në rubrikën “Opinion” në News24 për çështjen e transportimit të të sëmurëve me COVID-19 që duan të marrin mjekim jashtë vendit. Duke iu referuar rastit ish-zv.kryeministrit Bashkim Kopliku dhe akuzave të familjes , Tomini tha se nuk kishte informacion për rastin në fjalë.

“Nuk kam informacion mbi procedurat qoftë organizative, qoftë spitalore për z. Kopliku. Nuk kam informacion për rastin në fjalë”, tha ajo.

Por sa i përket personave që ikin për kurim jashtë vendit, Tomini tha se të sëmurët transportohen me autoambulanca deri në Rinas.
“Është një protokoll që ekziston mes klinikës, familjarëve dhe menaxheri i rastit nëpërmjet urgjencës kombëtare 127. Çdo rast që transportohet nga spitali në Rinas bëhet me ambulancë”, tha Tomini.

Vajza e Bashkim Koplikut deklaroi se babai i saj vdiq për shkak të pakujdesisë së shtetit dhe se nuk kishte oksigjen.
Më tej ekspertja e ISHP-së deklaroi se ne jemi në një situatë me një tendencë në rritje të rasteve me COVID-19. “Pavarësisht që mund të kem iditë me luhatje të vlerave themi që jemi në një situatë me vlerë infektimi të lartë.
Në spital janë rastet e rënda, gjendja e pacientëve nuk është e lehtë apo e moderuar. Janë raste të rënda që kërkojnë trajtim spitalor. Në 2 javët e fundit, niveli i vdekjeve në 2.1%”, tha Tomini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb