Shoqëria civile ka zhvilluar protestë ditën e sotme pas vdekjes së një 34-vjeçareje në maternitetin e Elbasanit, disa orë pasi kreu një abort dhe 30-vjeçares Mimoza Veizaj, e cila humbi jetën në maternitet në Tiranë, pasi kishte lindur fëmijën e parë.

Ngjarje që sollët reagime të forta nga opinioni publik. Ndërkohë në protestën e sotme, shoqëria civile theksoi se sistemi shëndetësor është në kolaps, ndërsa i ka bërë thirrje institucioneve që neglizhuesit të vendosen para drejtësisë.

“Çdo grua meriton shërbim me dinjitet. Të vihen përpara drejtësisë neglizhuesit e shëndetit të grave”, është shprehur një nga protestuesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb