Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS), ka pranuar të regjistrojë çështjen që Kardif Siti ka ngritur kundër Nantës në lidhje me pagesën prej 6 milionë eurosh që Komiteti i Statutit të Lojtarit në FIFA i ka urdhëruar skuadrës uellsiane për të paguar në arkat e klubit francez.


KAS njofton se e ka pranuar padinë dhe se do të japë një vendim përpara qershorit të vitit të ardhshëm.


Tas
Tas

Kardifi dhe Nanta janë në betejë ligjore mes tyre për shkak të sulmuesit argjentinas Emiliano Sala. Dy klubet kishin rënë dakort për shitjen e lojtarit nga klubi francez tek ai uellsian për shifrën e 19 milionë eurove, por fatkeqësisht argjentinasi nuk mundi kurrë të luante për skuadrën e tij të re.


Sala humbi jetën në një aksident ajror, kur avioni i tij i llojit “Piper” u rrëzua në kanalin e La Manshit. Sulmuesi dhe piloti David Ibotson humbën jetën në atë rrëzim tragjik.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: